Zyrtare: Dragusha përforcimi i ri i Vëllaznimit

Vëllaznimi ka vazhduar me përforcime gjatë afatit kalimtar veror.

Kuqezinjtë kanë përforcuar repartin ofensivë me Djellon Dragushën.

23-vjeçari vjen me një përvojë të gjatë në Ligën e Parë ku më herët ka luajtur edhe për Vushtrrinë, 2 Korrikun dhe A&N.

Dragusha ka nënshkruar kontratë një vjeçare me skuadrën gjakovare.

Më parë Vëllaznimi ka transferuar edhe emra si Albutrint Morina, Dardan Rogova, Viktor Kuka, Adnan Haxhaj, Florim Bërbatovci, Festim Krasniqi dhe të tjerë. /Gazeta Olle/

Prishtina arrin në Norvegji, synon të marrë kualifikimin historik

Werderi vazhdon interesimin për Lirim Kastratin, Dinamo ia tregon çmimin e kosovarit