Zyrtare: Donis Avdijaj bëhet me skuadër të re, rënie e madhe në karrierë

Donis Avdijaj ka kopmetuar kalimin te TSV Hartberg.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, klubi nga liga e dytë e Austrisë ka konfirmuar transferimin e lojtarit shqiptar.

“Donis Avdijaj ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023. 25-vjeçari luajti për herë të fundit në AEL Limassol në Qipro. Ai ka luajtur tashmë 42 ndeshje në Bundesligën austriake (SK Sturm) dhe 9 ndeshje në Bundesligën gjermane (Schalke 04). Përveç kësaj, ai deri më tani ka bërë 6 paraqitje (2 gola) në Përfaqësuesen e Kosovës”, thuhet në komunikatën e klubit.

Donis Avdijaj më pas u deklaruar për faqen e tyre, duke thënë se ai do të tentojë të tregojë se çfarë und të bëjë dhe të rikthehet sërish në formën më të lartë në karrierë.

“Me të vërtetë po pres me padurim të debutojë në Hartberg. Është një klub i madh që është shumë i qëndrueshëm. Dua të tërheq përsëri vëmendjen tek vetja, të tregoj se çfarë mund të bëj dhe kush jam”, ka thënë ai.

“Hartberg është adresa perfekte për këtë. Ju më besoni mua, unë i besoj klubit. Unë mendoj se ne mund të jemi të suksesshëm së bashku. Kjo është më e rëndësishmja”.

Avdijaj që nga largimi prej Schalkes, ka shkuar vetëm duke pësuar rënie në karrierë, derisa tani do të luajë në ligën e dytë të Austrisë. /

Rezultatet e ndeshjeve në Ligën e Parë, Grupi A dhe B – këto skuadrat morën fitore e para

Astrit Selmani shënon gol në derbi para grumbullimit me Kosovën