Zyrtare: Domgjoni kalon te Termelica

Klubi polak Bruk-Bet Termalica Nieciecza, ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit David Domgjonin, si lojtar të lirë.

Përmes një komunikatë në ueb faqen e tyre, klubi polak që luan në ligën “Ekstraklasa, I liga” – njoftoi mbrojtësi që luan edhe te Përfaqësuesja e Kosovës ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023.

Mbrojtës që luajti te Luzern sezonin e fundit, tani do t’i tregojë vlerat e tij në kampionatin polak.

“David Domgjoni përforcon Bruk-Bet Termalica Nieciecza. Ai është një qendërmbrojtës 24-vjeçar. Kosovari e filloi karrierën e tij në vendlindje në KF Liria Prizren”, thuhet fillimisht në komunikatë.

Domgjoni ka luajtur me klube si Tirana, Liria, Kastrioti, Laçi, Menemensporit dhe FC Luzern./Gazeta Olle/

 

Kush është Josip Tomasevic, transferi më i ri i Prishtinës

Muriqi pritet të debutojë sot me Mallorcan në Kupën e Mbretit