Zyrtare: Disiplinori vendos për Tahir Lushtakun e Lepencin

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka vendosur sot për trajnerin e Drenicës, Tahir Lushtaku, dhe klubin e Lepencit, ndaj të cilëve u inicua procedurë disiplinore.

Të dyja palët komisioni i ka dënuar me qortim, duke ua tërhequr vërejtjen.

Lushtaku ishte në procedurë për shkak të reagimit ndaj gjyqtarëve në ndeshjen me Istogun, kurse Lepenci, pasi tifozët e tyre kishin hedhur gjësende në fushë, në ndeshjen e fundit. (Gazeta Olle)