Roberto Di Matteo ka dhënë dorëheqjen si trajner i Schalkes, këtë e ka konfirmuar klubi.
Ish trajneri i Chelseas, largohet nga roli i tij vetëm shtatë muaj pas arritjes së tij në Gelsenkirchen.
“Drejtori sportive Horst Heldt dhe Roberto Di Matteo analizuan performancën e ekipit për sezonin e kaluar”, thoshte një deklaratë e klubit.
“Rezultati i këtyre diskutimeve: Roberto Di Matteo ka vendosur të largohet nga pozita si trajner i klubit”.