Zyrtare: Dënohet Etrit Berisha

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) e ka dënuar portierin kosovar, Etrit Berisha sot.

Etriti është dënuar me 10 ditë pasi nënshkroi kontratë me Lazion, pasi paraprakisht kishte nënshkruar edhe me Chievon.

Gjithashtu, Lazio u dënua me 15 mijë euro pasi nënshkroi me një lojtar që veҫse kishte nënshkruar me një skuadër tjetër, përcjell faqja zyrtare e FIGC.

Ndryshe, Berisha kishte deklaruar se nënshkroi kontratën me Chievon duke menduar se po nënshkruante vetëm parakontratë, pasi nuk e kuptonte gjuhën italiane.