Zyrtare: Denis Zakaria është futbollist i ri i Juventusit

Denis Zakaria është tashmë zyrtarisht një lojtar i Juventusit.

Nga sot ai do të veshë fanellën e Juventusit, duke i dhënë lamtumirën Bundesligës pas 125 paraqitjeve, të gjitha me Borussia Mönchengladbach.

Lojtari që e nisi karrierën me Servette, ka luajtur edhe te Young Boys, përpara se të bashkohej me klubin nga Bundesliga.

Zakaria kalon te Juve për një shumë prej 4.5 milionë euro, të pagueshme në tre vite financiare.

Juventusi ka nënshkruar kontratë me lojtarin deri më 30 qershor 2026.

Ai ka edhe 40 paraqitje dhe 3 gola me Kombëtaren e Zvicrës.

Pse po vonohet zyrtarizmi i Vedat Muriqit te Mallorca?

Zyrtare: Valon Behrami prezantohet te Brescia