Futbollist i cili ka qenë pjesë e Zonjës së Vjetër nga viti 2019, ndërsa pak javë më parë ishte pjesë e Turqisë në finalet e Europianit, por pa lënë gjurmë pozitive.
Demiral u transferua tek Atalanta në huazim me të drejtën e blerjes.
Tani reprezentuesi i Turqisë, Demiral është konfirmuar si një lojtar i Atalantës, me zikaltërit që paguajnë 2.5 milionë euro për huazimin, me opsion blerje për 25 milionë euro tjera plus bonuse në fund të vitit.
Juventusi gjithashtu do të mbajë një përqindje të çmimit të shitjes së ardhshme.
Kështu përfundon përvoja e futbollistit turk tek Juventusi, e karakterizuar nga 32 paraqitje dhe 1 gol, por edhe paraqitje të shkëlqyera.