Zyrtare: De Ligt dhe Mazraoui transferohen tek Manchester United

Manchester United edhe zyrtarisht ka kompletuar transferimin e dyshes Matthijs De Ligt dhe Noussair Mazraoui nga Bayern Munichu.

The Athletic kishte raportuar javën e kaluar se gjiganti anglez ka arritur një marrëveshje për transferimin e dy lojtarëve.

De Ligt u transferua për shumën e 45 milionë eurove plus pesë milionë tjera bonuse duke nënshkruar kontratë pesë vjeçare, me opsionin e zgjatjes edhe për 12 muaj të tjerë.

Për Mazraouin në anën tjetër, ‘Djajtë e Kuq’ paguan 15 milionë euro plus pesë milionë euro të tjera bonuse.

Pas zyrtarizimit të tij si futbollist i ‘Djajve të Kuq’, De Ligt tha se ndjeu një emocion që në momentin kur dëgjoi se Unitedi po e kërkonte atë.

“Menjëherë sapo dëgjova që Manchester United më do mua, unë ndjeva një emocion rreth mundësisë për një aventurë të re në një klub kaq historik”.

“Erik Ten Hag i formësoi fazat e hershme të karrierës sime, kështu që ai e di mirë se si ta nxjerrë më të mirën nga unë dhe me zi po pres që të punojë me të sërish”, ka thënë De Ligt.

Mazraoui në ndërkohë tha se është një ndjenjë e jashtëzakonshme që u bë lojtar i Manchester United.

“Është një ndjenjë e jashtëzakonshme të jesh një lojtar i Mancester United dhe mezi po pres që të luajë në ‘Old Trafford’ duke veshur fanellën e kuqe”.

“Erik Ten Hag luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin tim si lojtar, kështu që është emocionuese të ribashkohem me të teksa po hyj në vitet më të mira të karrierës sime”, ka thënë Mazraoui.

Një lojtar i Francës nuk mori medalje olimpike pas vendimit drastik të Thierry Henry

‘3 Lights’ qendra më e madhe e ndriqimit në Anamoravë hap showroomin e ri në Gjilan