Zyrtare: De Biasi fton edhe një kosovar

Përzgjedhësi i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ka ftuar 18-futbollistë për ndeshjen eliminatore të 29 marsit kundër Armenisë, ndërsa mësohet se pjesa tjetër e lojtarëve do të njoftohet shumë shpejt. Së fundmi, ftesë ka marrë edhe mesfushori kosovar i Torinos, Migjen Basha, i cili mungoi për plot 11-muaj për shkak të një lëndimi të rëndë.

Lojtarët e ftuar deri më tani:

Etrit Berisha

Alban Hoxha

Lorik Cana

Mërgim Mavraj

Arlind Ajeti

Ansi Agolli

Elseid Hysaj

Andi Lila

Emir Lenjani

Alban Meha

Taulant Xhaka

Migjen Basha

Ergys Kaçe

Amir Abrashi

Shkëlzen Gashi

Odise Roshi

Bekim Balaj

Sokol Cikalleshi