Zyrtare: David Domgjoni kalon te Manisa Football Club

Klubi i Ligës së Parë të Turqisë, Manisa Football Club ka nënshkruar me mbrojtësin kosovar David Domgjoni.

Manisa ka nënshkruar marrëveshje 2-vjeçare me mbrojtësin, ndërsa synimi i tyre është elita e futbollit turk.

Duke folur pas nënshkrimit, Domgjoni ka thënë se është i lumtur që do të luajë te Manisa Football Club.

“Jam shumë i lumtur që jam në Manisa Football Club. Kam luajtur më parë në Turqi dhe jam sërish këtu për të qenë i suksesshëm. Shpresojmë që të gjithë të shkojmë në Superligë, që është synimi ynë”, ka thënë prizrenasi.

Edhe anëtari i bordit të klubit, Ahmet Karadag, e ka vlerësuar lartë David Domgjonin, duke thënë se do ta ndihmojë skuadrën drejt objektivave.

Domgjoni që ka tri paraqitje me Kosovën, ka bërë karierrë te Tirana, Kastrioti, Liria, Laçi, Menemenspor, Luzern dhe Termalica në Polonis së fundmi. /Telegrafi/

E dhimbshme: Skuadra e madhe shqiptare tërhiqet nga garat

Leclerc vendos kohën më të mirë, niset i pari në Francë