Zyrtare: Dallku ftohet nga Kosova, ja deklarata e tij

Mbrojtësi nga Kosova, Ardin Dallku, është në formën më të mirë të mundshme dhe deri me tash i pazëvendësueshëm në petkun e skuadrës ukrainase, Vorksla Poltava.

Dallku mburret që me skuadrën e tij në pesë ndeshjet e fundit nuk njohin humbje dhe aktualisht renditen në vend të tretë me 13 pikë, tri me pak se lideri Dinamo e Kievit dhe dy se Shakhtari Donetsk që zë vendin e dytë. Fitorja e fundit me rezultat 1:0 ndaj Mariupol është një sinjal se Vorskla e ka ndërmend të përforcon edhe më shumë pozitën e tretë dhe nëse i jepet rasti të ngjitet edhe më lartë në renditje.

E veçanta është se për gjashtë javët e deritashme, Dallku ka minutazh të plotë, gjithsej 540 minuta dhe si rrjedhojë e formës së lart të tij është ftuar në kombëtaren e Kosovës për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2018’, me 2 shtator në Zagreb kundër Kroacisë dhe me 5 shtator në Shkodër ndaj Finlandës. 22 – vjeçari është i gjatë 185 centimetra dhe është i pakalueshëm. Vorskla vazhdon me rezultate te mira, a po rriten ambiciet edhe për titull? “Ambiciet po rriten për Europa League, ndërsa për titull ende është herët të flitet”, thotë Dallku për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Pikët e fundit që fituan e motivojnë edhe më shumë: “Normal tri pikët e reja na motivojnë në çdo aspekt, sepse kjo fitore na duhet gjithsesi, se sikurse të pësonin do të ishim më poshtë përkatësisht në vend të pestë”. Me 27 gusht do të luani si mysafir i skuadrës Oleksandriya e cila ka katër barazime e dy humbje, pa fitore, a synoni tri pikë? “Normal se i synojmë tri pikë te Oleksandriya, sepse ajo skuadër luan në Europa League të mërkurën, pastaj me ne të dielën”, thotë ai.