Zyrtare: Daku me kontratë afatgjate te Osijeku

Mirlind Daku ka vazhduar kontratën me klubin kroat, NK Osijek.

Pas dy viteve të kaluara si huazim, gjashtë muaj te Kukës e një vit e gjysmë te Ballkani, Daku është rikthyer te skuadra kroate.

Top shënuesi i edicionit të kaluar në Superligën e Kosovës ka besimin e madh të klubit që e kanë shpërblyer me kontratë të re.

Osijek e ka bërë publike tanimë se Daku ka vazhduar kontratën me këtë klub deri në qershor të vitit 2024.

Vlen të theksohet se sulmuesi gjilanas ditën e djeshme ka debutuar edhe në elitën e futbollit kroat, ku Osijek triumfoi 1-2 në udhëtim te Dragovoljac.

Reprezentuesi kosovar megjithatë mund të largohet këtë sezon nga Osijeku si huazim për një vit, ku ofertat nuk janë duke munguar për të. /Gazeta Olle/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NK Osijek (@nkosijek)

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta priti xhudistet kosovare dhe i dekoroi me medaljen ‘Nderi i Kombit’

Çfarë kaosi i madh në Paris, media të shumta e tifozë në pritje të Messit