Braziliani Philippe Coutinho do të shkojë në formë huazimi te skuadra e Aston Villa.
Siç bën të ditur faqja zyrtare e Barcelonës, lojtari do të jetë në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Në marrëveshje përfshihet edhe opsioni për ta bërë transferimin permanent në fund të sezonit.
FC Barcelona and @AVFCOfficial have reached an agreement for the loan of the player Philippe Coutinho until the end of the season
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 7, 2022
Skuadra angleze paguan një shumë të konsiderueshme të pagës, dhe kjo liron hapësira që Barca ta regjistrojë Ferran Torres.