Zyrtare: Costa te Bayern Munich

Bayern Munich ka arritur marrëveshje me Shakhtar Donetskun për sulmuesin, Douglas Costa.

Sulmuesi brazilian, Douglas Costa edhe zyrtarisht është lojtar i Bayern Munichut.

Këtë e ka konfirmuar klubi i deritanishëm i brazilianit, Shakhtar Donetskun. Këta të fundit kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me Bayernin për Costan.

Kampioni i Gjermanisë do t’i paguaj klubit ukrainas 30 milion euro për reprezentuesin e Brazilit.

costa