Zyrtare: Chievo, ofertë Alban Hoxhës

Tashmë është zyrtare. Klubi italian Serie A, Chievo, ka dërguar ofertë për portierin e skuadrës së Partizanit të Shqipërisë, Alban Hoxha. Ai e ka konfirmuar lajmin, duke e gjuajtur topin te krerët e klubit të kuq.

“Chievo më do dhe kjo është e vërtetë. Ata kanë dërguar një ofertë zyrtare te Partizani, ndërsa tani i mbetet klubit që të vendosë. Ëndrra ime është që të luajë në Serie A”, deklaroi Hoxha, transmeton Gazetaolle.com.

Hoxha ka shkëlqyer këtë edicion nën fanellën e Partizanit, duke u bërë gardiani numër një në elitën e futbollit shqiptar.