Zyrtare: Chelsea prezanton trajnerin e ri pas shkarkimit të Frank Lampard

Chelsea ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Thomas Tuchelin.

Trajneri gjerman do të zëvendësojë Frank Lampardin e shkarkuar në të hënën e 25 janarit.

The Blues kanë njoftuar se trajneri ka nënshkruar kontratë 18 muajshe, më mundësi vazhdimi.

Tuchel ishte trajner te Paris Saint-Germain, mirëpo ishte shkarkuar për shkak të rezultateve të dobëta.

Kështu, Chelsea arriti marrëveshje me të dhe shpreson që në këtë edicion së paku të futen në top katërshe, pasi gjenden në vendin e nëntë në tabelë. /Gazeta Olle/