Zyrtare: Carioca kalon te Dukagjini

Jean Carioca ka kompletuar transferimin e tij te Dukagjini i Klinës.

Carioca kalon te Dukagjini nga klubi i Feronikelit, ku ishte aktivizuar për tre vjet.
“Futbollisti brazilian, Carioca, nga tani e tutje magjinë e tij do ta vazhdojë në stadiumin “18 Qershori” në Klinë. Mesfushori me tipare ofensive edhe zyrtarisht është pjesë e Dukagjinit. Jean Carioca vjen nga klubi i Feronikelit, ku ishte aktivizuar për tre vjet”.

“I lindur më 1 qershor 1988, tridhjetetrevjeçari ka një bagazh të madh në futbollin brazilian, ku është aktivizuar në disa klube të ndryshme. Da Silva Carioca gjithashtu ka luajtur edhe në Shqipëri, ku është shpallur fitues i Kupës me klubin e Kukësit dhe njëkohësisht është paraqitur me këtë klub në garat europiane”.
“Carioces i urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me logon e klubit të Dukagjinit!”, thuhet në njoftim. /Gazeta Olle/

Distria Krasniqi i siguron medalje Olimpike Kosovës, shkon në finale

Faqja zyrtare e Lojërave Olimpike për Majlinda Kelmendin: Vajza e artë e Kosovës