Zyrtare: Calabria rinovon kontratën me Milanin

Skuadra italiane, AC Milan ka bërë të ditur që mbrojtësi Davide Calabria ka rinovuar kontratën e tij.

Calabria ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me “Rossonerët” që do ta mbajë atë deri në vitin 2025 në “San Siro”.

25 vjeçari ishte i lënduar në gjysmën e sezonit të fundit, ai ishte bërë pjesë e rëndësishme e paraqitjeve të mira të Milanit nën urdhërat e Stefano Piolit.

Calabria gjatë shtatë sezoneve me Milanin ka regjistruar 151 paraqitje dhe ka shënuar pesë gola.

Kush është favorit për të fituar në Euro 2020? Italia apo Anglia?

Zyba i befasuar me kushtet në Hungari, ku Prishtina luajti ndaj Ferencvarosit