Bylbyl Sokoli edhe zyrtarisht merr drejtimin e Flamurtarit të Prishtinës.
Tashmë, në zyrtaret e klubit prishtinas, ‘Profa’ është prezantuar si trajner i ri i skuadrës, përcjellë Gazeta Olle.
Sokoli merr skuadrën e Flamurtarit në pozitën e 9-të, pozitë kjo që gjendet në zonën e kuqe të tabelës me katër pikë larg nga 89-shi.
Kurse, për Flamurtarin, tekniku nga Rahoveci do të jetë trajneri i tretë këtë edicion.
Më parë, dorëheqje kishin dhënë Artim Shaqiri dhe Sunaj Keçi.