Zyrtare: Burim Kukeli bëhet me skuadër të re

Burim Kukeli është transferuar nga Zurichu te Sioni.

Mesfushori i kombëtares sonë kishte kohë që kërkohej nga Paolo Tramezzani, i cili ia njeh mirë cilësitë.

Për 33-vjeçarin nga Gjakova vjen një aventurë e re në karrierë, pas 9 vitesh mes Luzern e Zurichut.

kukeli

Te Zurichu prej vitit 2012, Kukeli luajti thuajse 100 ndeshje, duke shënuar edhe 2 gola.

Kontrata e tij përfundonte në verën e vitit 2018, por Sioni ka arritur ta blejë, ndonëse nuk ka shifra zyrtare për operacionin dhe nuk pritet ndonjë pagesë e madhe, duke parë moshën e mesfushorit, i cili nuk ishte në planet e Zurichut, edhe pse luajti si titullar në mbrojtje në dy ndeshjet e para sezonale.