Zyrtare: Bruno Akrapovic rikthehet te Shkëndija

Shkëndija zyrtarizon pasuesin e Ernest Gjokës.

Kuqezinjtë tetovarë kanë rikthyer në stol pas 5 vitesh një emër të njohur, pikërisht boshnjakun Bruno Akrapovic i cili në të kaluarën e ka drejtuar Shkëndijën nga dhjetori i 2015-ës deri në tetor të 2016-ës duke regjistruar rezultate të kënaqshme.

Trajneri 53-vjeçar ka firmosur për një sezon me Shkëndijën me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.

Akrapovic gjatë viteve të fundit të karrierës ka drejtuar më së shumti në Bullgari teksa ka qenë trajneri i Lokomotiv Plovdiv dhe CSKA së Sofies.

Prishtina – Llapi, ja kur zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës

Gjilani konfirmon dy miqësoret e radhës