Zyrtare: “Bombardon” Trepça ’89, transferon nga Shqipëria futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës

Trepça ’89 e ka realizuar përforcimin më të madh deri më tani, kur jemi një javë pas mbylljes së edicionit në Vala Superligë.

Klubi minator ka arritur marrëveshje me futbollistin e Kukësit, Kushtrim Lushtaku, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Pas një sezoni ku nuk pati minutazhë të mjaftueshme të Kukësi, Lushtaku ka vendosur të rikthehet në futbollin kosovar.

kushtrim lushtaku

Lajmin e ka konfirmuar 89-shi përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

Kampioni kosovar e sheh këtë përforcim si shumë të rëndësishëm dhe që mund t’i ndihmojë në garat ndërkombëtare.

“Super-përforcim. E konfirmuar nga presidenti Zeka. Kushtrim Lushtaku përforcon radhët e kampionëve. Lushtaku vjen me një eksperiencë nga kampioni i Shqipërisë KF Kukësi, mëparë ishte pjesë edhe e KF Flamurtarit nga Vlora. Kryesia, Stafi i Trejnerave dhe Lojtarët i dëshirojmë mirëseardhje dhe suksese”, thuhet në njoftimin për shtyp.

cats
Ndryshe, Lushtaku u shpall kampion me Kukësin në Shqipëri këtë sezon.

Ai vendosi të largohet nga skuadra veriore për shkak të minutazhës, pasi që trajneri Ernest Gjoka nuk llogariti shumë në të.

Trepça ’89 pritet t’i bëjë edhe disa transferime tjera në afatin kalimtar.

trepca 89