Zyrtare: “Bombardon” Milani, konfirmon top-transferimin e verës (FOTO)

Milani është thjesht i pandalshëm në afatin kalimtar. Kuqezinjtë kanë arritur marrëveshje me anësorin e Wolfsburgut, Ricardo Rodriguez.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Milanit në Twitter.

Ajoka shkruar “R. R po vjen. Së shpejti”.

Rodriguez ka qenë i kërkuar edhe nga disa skuadra tjera, por në fund ka zgjedhur kuqezinjtë.

Rodriguez është përforcimi i tretë i Milanit, pas Mateo Musacchios të Villarealit dhe Franck Kessie të Atalantas.

Klubi ka bërë të ditur që do të bëjë edhe disa transferime tjera në afatin kalimtar.

Trajneri Vincenzo Montella do të ketë kualitet të mjaftueshëm në ekip, për të ngritur Milanin në elitën e futbollit italian.

Për detajet financiare rreth transferimit të Rodriguez te Milani, nuk është bërë ende e ditur asgjë.

ricardo-rodriguez-wolfsburg