Skuadra nga Dobraja njofton se rinovuar kontratën e portierit Armend Miftarit, shkruan Gazeta Olle.
“Miftari në sezonin e fundit kanë luajtur tek KF Arbëria, ku do të vazhdojë angazhimin”, thuhet në njoftimin e klubit.
Gjatë ditës së sotme kuqezinjtë rinovuan edhe kontratën e portierit tjetër të skuadrës, Andi Thaqit.
Nga kuqezinjtë janë larguar disa futbollistë, mirëpo klubi nuk ka ndenjur duarkryq duke sjellur freski me transferime të reja dhe rinovime të kontratave.
Kujtojmë se Arbëria në edicionin 2021/22 do të garojë në Ligën e Parë të Kosovës, pasi nuk arriti të siguronte qëndrimin në Superligë edhe për një vit.
/Gazeta Olle/