ZYRTARE: Biznesmeni nga Skenderaj zgjidhet kryetar i Drenicës

Pas dorëheqjes së kryetarit të klubit Drenica z. Illir Veliqi, klubi e kishte të nevojshme riorganizimin dhe zgjedhjen e kryesisë se re, për ta menaxhuar klubin në vazhdim.

Mustaf Bajraktari është zgjedhur kryetar i ri i kuqezinjve, shkruan Gazeta Olle.

Kryesia e re klubit do të përbëhet nga 21 anëtarë, të cilës kryesi do t’i prijë, biznesmeni nga Skenderaj, Mustaf Bajraktari. Në kryesi, tashmë janë edhe shumë biznesmen dhe sportistë të njohur si në Skenderaj por edhe jashtë qytetit, që do t’i ndihmojnë klubit në financim dhe organizim.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

“Përveç kryetarit Bajraktari, nënkryetar janë emëruar, Bastri Mehmeti dhe Rexhep Birinxhiku, ndërkohë që drejtor sportiv është emëruar ish-futbollisti dhe ikona e klubit të Drenicës, Besim Bajraktari. Gjithashtu, drejtuesit e klubit shumë shpejt do të emërojnë edhe shtabin teknik i cili do t’i prijë Drenicës në edicionin e ri të garave 2021/2022”, thuhet në njoftimin nga FC Drenica.

Kryesia e zgjedhur:
1. Mustaf Bajraktari, Kryetar
2. Bastri Mehmeti, nenkryetar
3. Rexhep Birinxhiku, nenkryetar
4. Ilir Osaj, anëtar
5. Afrim Gashi, anëtar
6. Hajrullah Lushtaku, anëtar
7. Visar Musliu, anëtar
8. Hamzë Derguti, anëtar
9. Mustaf Syla, anëtar
10. Bedri Zenullahu, anëtar
11. Adem Aliu, anëtar
12. Ismet Mustafa, anëtar
13. Musa Hajdari, anëtar
14. Avdi Tahiraj, anëtar
15. Safet Sinani, anëtar
16. Enver Mulaj, anëtar
17. Fiadim Imeri,anëtar
18. Haradin Deliu, anëtar
19. Musa Murtezaj, anëtar
20.Besim Bajraktarin – Drejtor Sportiv
21. Granit Koci – Sekretar
/Gazeta Olle/

Këngëtari i njohur ndihmon Rahovecin, merr përsipër pagesën e futbollistit

Zyrtare: Vushtrria vazhdon punën, prezanton transferin e ri dhe rinovon me futbollistin e rëndësishëm të skuadrës