Zyrtare: Betim Halimi transferohet te Prishtina

Betim Halimi është rikthyer në futbollin kosovar pas tri viteve e gjysmë të kaluara në Evropë.

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës është bashkuar me kampionin në fuqi të Kosovës, FC Prishtinën.

25-vjeçari ka luajtur në Estoni tek skuadra JK Trans Narva dhe në Ukrainë te Olimpik Donetsk.

Halimi është rikthyer në Kosovë ku ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me Prishtinën.

Tanimë portieri nga Pozhorani është bashkuar me skuadrën dhe është i gatshëm të mbrojë që nga ndeshja e ardhshme.

/Gazeta Olle/

E konfirmon babai i argjentinasit: Po, Leo sot nënshkruan me PSG-në

Betim Halimi flet si portier i ri i Prishtinës: Është privilegj për mua të jem në këtë klub