Zyrtare: Besar Halimi transferohet te kampionët e Letonisë

Besar Halimi do ta vazhdojë karrierën e tij futbollistike në Letoni.

Reprezentuesi i Kosovës i është bashkuar kampiones së Letonisë, FC Riga, shkruan Gazeta Olle.

“Kampioni letonez “Riga” ka nënshkruar zyrtarisht një kontratë me mesfushorin 26-vjeçar të kombëtares së Kosovës Besar Halimi”, thuhet në njoftimin e klubit.

Mesfushori gjilanas në dy edicionet e fundit ishte pjesë Sandhausen, skuadër e cila garon në Bundesliga 2 të Gjermanisë.

/Gazeta Olle/

Zyrtare: Arbëria vazhdon bashkëpunimin edhe me një futbollist

Mourinho e kritikon trajnerin e Anglisë, kjo është arsyeja