Dejan Milosevic nuk ishte befasia e vetme e Besës në protokollin e ndeshjes së djeshme ndaj skuadrës së Gjilanit.
Në listë u pa edhe mbrojtësi gjakovar, Landrit Rama, përcjellë “GazetaOlle.com”.
Ish-futbollisti i Vëllaznimit ditë më parë ka arritur marrëveshje me pejanët dhe këtë sezon do të luajë në “Shahin Haxhiislami”.
Në edicionin e kaluar, Rama ishte pjesë e 2 Korrikut, ku ishte ndër lojtarët më të dalluar.
Kujtojmë që ai është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U-21.