Zyrtare: Bersant Celina prezantohet tek skuadra turke Kasimpasa

Bersant Celina karrierën do ta vazhdojë në Turqi, duke e kompletuar huazimin e tij nga Dijoni te Kasimpasa.

Lajmi është bërë i ditur këtë të martë nga klubi turk. Celina do të luajë si i huazuar te Kasimpasa për sezonin 2022/23, teksa në marrëveshje është përfshirë edhe opsioni i blerjes.

25-vjeçari në sezonin e fundit ishte i huazuar te skuadra angleze, Ipswich Town.

 

Ndryshe, Bersant Celina me Dijonin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Vlen të theksohet se mesfushori prizrenas te Kasimpasa do të bashkohet me reprezentuesin tjetër kosovar, Florent Hadërgjonaj.

Malisheva shënon fitore të thellë në miqësore, katër golat u shënuan nga transferimet e reja

Pas paraqitjeve të mëdha në garat evropiane, Drita i rikthehet përgatitjeve për sezonin e ri