Zyrtare: Bernard Berisha vazhdon kontratën me Akhmat Groznyn edhe për tre vite të tjera

Ylli kosovar, Bernard Berisha do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin rus deri në vitin 2025.

Berisha ka njoftuar se tashmë është zyrtare për vazhdimin e kontratën dhe kjo e bënë të lumtur.

Mesfushori dardan i cili tash e një kohë nuk është duke u ftuar te Kosova, shpresohet se në ndeshjet e shtatorit do të marrë ftesë për t’iu bashkuar Kosovës.

Postimi i plotë i Bernard Berishës:

Tani është zyrtare dhe jam shumë i lumtur të njoftoj se do të qëndroj tek Clubi Akhmat Grozny deri në vitin 2025. Dua të falënderoj të gjithë fansat dhe gjithë Republikën Çeçene që na kanë mbështetur gjithmonë. Mikpritja në këtë vend është e madhe, të cilën unë dhe familja ime e vlerësojmë shumë. Inshallah dhe nje tjetër bashkëpunim i shkëlqyer me Akhamtin. Allahu Akbar.

Klaksvik favorit në letër përballë Ballkanit

Berardi tenton ta godas tifozin, pasi ky i fundit e shau me familje