Zyrtare: Berisha te Cambuuri

Sulmuesi kosovar, Valmir Berisha, edhe zyrtarisht është larguar nga klubi italian Roma, pas një aventure aspak pozitive te verdhekuqët.

Sulmuesi pejan ka nënshkruar kontratë me klubin holandez, Cambuur, njofton faqja zyrtare e kësaj të fundit në internet.

Berisha konsiderohej në Itali si Zlatan Ibrahimoviçi i ri, por nuk arriti t’i përmbushë asnjëherë pritshmëritë e klubit kryeqytetas. /Olle