Zyrtare: Benjamin Kololli bëhet pjesë e Shimizu

Edhe zyrtarisht, Benjamin Kololli është pjesë e Shimizu S-Pulse.

Është klubi që ka njoftuar për transferimin e mbrojtësit shqiptar, si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata në qershor me FC Zurich.

Shimizu S-Pulse përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ka bërë të ditur se futbollisti i Kombëtares së Kosovës ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me klubin japonez.

Kartoni i Kolollit sot vlerësohet 700 mijë euro, derisa më e larta ndonjëherë ka qenë në vitin 2019, ai vlerësohej atë kohë 2.75 milionë euro, e gjitha kjo pas paraqitjeve brilante me Kosovën.

Sot përurohet shtatorja e Fadil Vokrrit

Sot ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova do ta bartin flamurin e Kosovës