ZYRTARE: Bekim Shotani, trajner i Trepçës ‘89

Trepça ’89 prej sot është bërë me trajner të ri. Është Bekim Shotani, trajneri vushtrrias që ka pranuar të marrë drejtimin e mitrovicasve.

Lajmin e ka konfirmuar Shotani për “GazetaOlle.com”.

Ai do të zëvendësojë Gani Sejdiun e larguar pas përfundimit të kampionatit.

Shotani më parë ka drejtuar Vushtrrinë. 89-shi pritet të udhëtojë në një turne në Kroaci, ku skuadra do të drejtohet pikërisht nga trajneri i ri. /Olle