Zyrtare: Bekim Balaj rikthehet në Shkodër, prezantohet nga Vllaznia

Vllaznia e Shkodrës ka fituar garën për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Bekim Balajn.

Pas 11 viteve në Evropë, Balaj në moshën 32 vjeçare ka vendosur të rikthehet në shtëpi.

Sulmuesi shqiptar ka luajtur gjatë kësaj kohe për Sparta Pragën, Jagiellonian, Slavia Pragën, Rijekën, Akhmat Groznyn, Sturm Grazin, Nizhny Novgorodin, Bolusporin dhe Ankara Keciorengucun.

Njoftimi i plotë nga Vllaznia Shkodër:

Klubi i Futbollit Vllaznia në përmbushje të objektivave sportiv, njofton se ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit për 3 sezone sportive, me lojtarin e Kombëtares shqiptare Bekim Balaj.

MIRË SE VJEN BEKIM BALAJ! /Gazeta Olle/

Monza insiston për transferimin e Berat Gjimshitit

Kombëtarja U17 mbajti stërvitjen e parë për vitin 2023