Zyrtare: Behar Maliqi vazhdon me Feronikelin

Behar Maliqi ka vendosur për skuadrën e ardhshme. Ai i ka thënë ‘PO’ ofertës së Feronikelit, duke vazhduar edhe për një vit me kampionët dhe fituesit e Kupës.

Lojtari më i mirë i sezonit të kaluar, kërkohej edhe në Shqipëri dhe nga disa skuadra në Kosovë, por në fund vendosi t’i thotë po sinqeritetit dhe korrektësisë së drejtuesve të Feronikelit.

“Ata janë treguar korrekt dhe kam kaluar shumë mirë, prandaj kam arritur të vazhdojë për një vit”, deklaroi ekskluzivisht për GazetaOlle.com, Behar Maliqi.

Ky është njëri prej hapave më të mëdha të bërë nga Feronikeli. (Gazeta Olle)

beharii

beharii2