Zyrtare: Befason Real Madridi, shikoni cilin sulmues e ka kthyer (FOTO)

Borja Mayoral është rikthyer edhe zyrtarisht te Real Madridi. Lajmi është konfirmuar nga klubi i Bundesligës, Wolfsburg.

Gjermanët kanë konfirmuar që Reali ka rikthyer nga huazimi futbollistin, i cili bëri paraqitje pozitive në Bundesligë.

Sulmuesi spanjoll pritet të qëndrojë te Reali gjatë sezonit, ku Zinedine Zidane dëshiron t’i japë mundësi për të fituar minutazhë më të madhe.

cats

Ndryshe, edhe Robert Lewandowski pritet të transferohet te Real Madridi.

Sulmuesi polak ka vendosur të largohet nga Bayern Munchen.

Sipas “Don Balon”, Reali ka bërë një ofertë të parefuzueshme për Lewandowskin.

Ai konsiderohet zëvendësuesi ideal i Karim Benzemas, për të cilin ky mund të jetë sezoni i fundit në “Santiago Bernabeu”.

1492744328_789489_1492744471_noticia_normal