Zyrtare: Bedri Greca prezantohet te skuadra e re

Kastrioti bën goditjen e parë zyrtare në merkato pas largimeve të shumta.

Krutanët kanë afruar një emër të njohur të Kategorisë Superiore, pikërisht sulmuesin anësor Bedri Greca, i cili rikthehet në kampionatin shqiptar pas eksperiencës në Kosovë me Feronikelin.

Ka qenë vetë klubi i Kastriotit që ka njoftuar afrimin e Grecës:

“Bedri Greca është afrimi i parë i Kastriotit në këtë merkato verore. Mesfushori anësor është një emër i njohur në kampionatin shqiptar, pasi ka luajtur prej vitesh në elitë dhe ka veshur fanellën e ekipeve si Flamurtari, Kukësi, Tirana dhe Laçi”, shkruan klubi krutan në njoftimin e bërë në rrjetet sociale.

Greca do t’u hapë rrugën transferimeve të tjera në këtë merkato për Kastriotin, ndërkohë që lojtari është vendosur menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ramadan Ndreu, duke nisur stërvitjen me krutanët.

Greca në Kosovë fillimisht ka veshur fanellën e Gjilanit e pastaj edhe atë të Feronikelit.

Skuadra italiane në hall të madh, duhet t’i largojë 23 futbollistë!

Zyrtare: Florian Kamberi prezantohet tek skuadra e madhe angleze