Zyrtare: Bayerni konfirmon mungesën e Robbenit

Krahas humbjes nga Borussia Monchengladbach, Bayerni mori një tjetër goditje. Bavarezët humbën edhe Arjen Robbenin, i cili pësoi lëndim në fillim të ndeshjes.

Sipas klubit gjerman, ai do të mungojë për disa javë. “Arjen Robben do të jetë jashtë fushave për disa javë pas lëndimit të marrë në muskujt e barkut gjatë ndeshjes me Gladbachun”, thuhet në njoftimin e Bayernit, të cilët mungesën e saktë të anësorit e lidhin me ekzaminimet mjekësore. (Gazeta Olle)