ZYRTARE: Basha rikthehet në Zvicër, nënshkruan me Xamax

Pas një kohe të shkurtër të kaluar në Australi te Melbourne Victory, Migjen Basha është rikthyer në Zvicër.

33 vjeçari ka nënshkruar kontratë një vjeçare me skuadrën zvicerane, Neuchatel Xamax.

Rikthimi në Zvicër është një emocion i veçantë për Bashkën, që ka nisur karrierën në këtë vend, te skuadra e Laussane.

Basha gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në futbollin italian, te skuadrat si Rimmi, Frosinone, Atalanta, Torino, Bari dhe Como.

Ai gjithashtu ka edhe një numër të madh paraqitjesh te Kombëtarja Shqiptare.