Zyrtare: Barcelona jep 70 milionë euro për Pogban

Barcelona e ka seriozisht për Paul Pogba. Sipas asaj që shkruan sot katalanasja “Sport”, klubi blaugrana i ka prezantuar Juventusit ofertën zyrtare Juventusit për mesfushorin francez: 70 milionë euro për ta marrë në verën e vitit të ardhshëm pasi merkatoja e Barçës është e bllokuar deri në janar 2016.

Në rast të një mospranimi deri në atë kohë Barcelona është e gatshme të paguajë edhe 10 milionë më shumë.

Sipas “Sport”, Juventusi duket i gatshëm të pranojë ofertën, ndërsa Barcelona kërkon të zyrtarizojë blerjen brenda zgjedhje presidenciale që do të mbahen në muajin korrik