Sergi Barjuan, i cili udhëhoqi ekipin B, do të jetë për një kohë në krye të ekipit të parë, shkruan Gazeta Olle.
Kjo gjë u bë e ditur përmjes një komunikate zyrtare nga klubi katalunas.
“Barcelona bën me dije se Sergi Barjuan, trajneri aktual i Barçës B, do të marrë provizorisht drejtimin teknik të ekipit të parë. Pozicioni i përkohshëm në stolin e ekipit të parë do të mbyllet sapo klubi të mbyllë punësimin e një trajneri të ri, pas shkarkimit të Ronald Koeman”, shkruhet në komunikatë.
Ndërkohë, Xavi do jetë pasuesi i Koeman, ngase ka arritur marrëveshje verbale me klubin dhe ka mbetur vetëm ndërprerja e kontratës me Al-Sadd.
[ÚLTIMA HORA]
Sergi Barjuan, nuevo entrenador interino del FC Barcelona
Más información
▶ https://t.co/qqwNjTUjfb pic.twitter.com/WgxgqRlF2p— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) October 28, 2021
/Gazeta Olle/