Zyrtare: Ballkani vjen me tre përforcime të reja

Sulmuesi Pape Oumar Cisse, mbrojtësi Arti Morina si dhe portieri Art Miftari, tashmë janë tre përforcimet më të reja te Ballkani

Kampionët e Kosovës zyrtarizuan të martën mbrëma marrëveshjet me këta lojtarë, teksa kanë paralajmëruar edhe rikthimin e Merion Korenices.

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës U-17, mbrojtësi Arti Morina si dhe portieri Art Miftari, tashmë janë të veshur portokall e zi dhe kanë dalë nga Shkolla e Futbollit të Ballkanit.

E repartit sulmues të skuadrës i është bashkuar edhe senegalezi 21-vjeçar, Pape Oumar Cisse.

Cissa vjen nga ekipi Brera Strumica që garon në Ligën e Parë të Maqedonisë.

 

Ballkani edhe këtë vit shihet si një nga rivalët kryesor për titull, mirëpo pritet të ketë edhe largime që mund të ndodhin nga skuadra suharekase. /Gazeta Olle/

 

Granit Rugova emërohet anëtar i organizatës për qytete sportive “Aces Europe”

Rrudhani gjen rrjetën me Young Boysin