Zyrtare: Ballkani bën goditjen e madhe, transferon mesfushorin nga skuadra turke

Ballkani ka bërë tjetër goditje për edicionin e ri.

Skuadra suharekase ka transferuar mesfushorin Arens Mateli.

21-vjeçari ka ardhur te Ballkani nga skuadra turke Akhisar.

Mateli ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me skuadrën suharekase.

Njoftimi i plotë nga Ballkani:

Mirë se vjen Arens Mateli
Të dashur tifozë

Futboll Klub Ballkani njofton se Arens Mateli është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë.

Klubi ynë dhe mesfushori 21-vjeçar kanë arritur marrëveshjen për kontratën 3-vjeçare.

Mateli vjen nga ekipi turk i Akhisarspor, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë e Tiranes dhe Kukësit në Shqipëri.

Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje lojtarit 21-vjeçar dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë.

/Gazeta Olle/

Federata greke falënderon FFK-në për mikpritjen e ngrohtë 

Kuqezinjtë nisin përgatitjet për San Marinon, ja mungesat dhe rikthimet