Zyrtare: Ballkani rinovon kontratën e mbrojtësit të njohur

Mbrojtësi i majtë, Arbër Potoku, ka vazhduar kontratën me Ballkanin edhe për një vit.

Mitrovicasi është pjesë e kampionit aktual tash e katër vite.

“Arbër Potoku vazhdon edhe 1 vit me Ballkanin. Potoku është pjesë e klubit tonë që 4 vite dhe vazhdon t’i qëndroj edhe për 1 vit  besnik i FC BALLKANIT”.

“Kampionit i dëshirojmë shumë suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët!”, thuhet në faqen e klubit.

Ballkani po vazhdon me punën për konsolidimin e skuadrës për garat evropiane.

Një tjetër largim i madh nga FC Prishtina

Vrima në mitikun e Vjenës: “Nuk e kam idenë se ç’ndodhi në këtë stadium amator”