Zyrtare: Ballkani prezanton sulmuesi nigerian Solomon

Ballkani ka vazhduar me përforcime në repartin ofensivë.

Sulmuesi me portokallinjët ka nënshkruar një kontratë, ku atë e mban për dy vite tek therandasit.

25-vjeçari ka një karrierë të bujshme në supet e tij, ku me parë ka luajtur për skuadra të njohura si Partizani (Beograd), Partizani (Tiranë), Rijeka (Kroaci), Ujpest (Hungari) e Omonia Nicosia (Qipro).

Postimi i plotë:

Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se sulmuesi Theophilus Solomon është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje 2 vjeçare me sulmuesin nga Nigeria. Prezantimi i sulmuesit do të bëhet ditët në vijim në Suharekë.

Solomon ka qenë një nga futbollistët më të dalluar në Shqipëri, me skuadrën e Partizanit teksa më pas u transferua në ekipin e Qadsia Fc ne Kuvajt para se të firmosë me Ballkanin. Sulmuesi 25-vjeçar, ka qenë më parë edhe pjesë e Rijekas, Ujpest e Omonia Nikosia.

Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje sulmuesit shtatlartë dhe suksese me fanellën e klubit tonë.

Gjilani fiton me rezultat të thellë ndaj KEK-ut

Ndryshime të mëdha në VAR-in e Premier Leagues