Zyrtare: Ballkani prezanton portierin Stivi Frashëri

Stivi Frashëri është përforcimi më i ri i Ballkanit.

Suharekasin kanë nënshkruar kontratë dy vjeçare me portierin i cili vjen nga kampionia e Superiores shqiptare, Teuta, shkruan Gazeta Olle.

“Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se portieri Stivi Frashëri është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje 2 vjeçare me portierin, i cili vjen te Ballkani pas titullit kampion të fituar në Shqipëri dhe pas paraqitjeve shumë të mira në UEFA Conference League”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Frashëri ka qenë një nga futbollistët më të dalluar në Shqipëri, me skuadrën e Teutës, duke qenë vendimtar me pritjet e tij në titullin kampion të fituar.

Te skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi, Frashëri gjen dhe shokun e tij të skuadrës, Rustem Hoxha duke krijuar një dyshe fantastike.

/Gazeta Olle/

Tragjedi në Greqi, gjyqtari ndërron jetë në moshën 23-vjeçare

Superkupa e Kosovës: Prishtina – Llapi, formacionet zyrtare