Kampionët e elitës së futbollit kosovar, kanë zyrtarizuar para pak çasteve, sulmuesin Lucas Cardoso.
Braziliani do të jetë për herë të dytë pjesë e Superligës, pasi në të kaluarën ishte pjesë e Dritës, i huazuar nga FK Partizani i Tiranës.
Cardoso vije në Suharekë pas aventurës në Qyzljar, dhe është përforcimi i tretë nën epokën e Ilir Dajës, pas Leonit Abazit dhe Qëndrim Zybës, shkruan Gazeta OLLE.
Sulmuesi ka nënshkruar kontratë me Ballkanin deri në vitin 2023.
/Gazeta OLLE/