Zyrtare: Ballkani prezanton Argjend Malajn

Argjend Malaj është transferimi më i ri i Ballkanit, i cili ka firmosur për dy sezonet e ardhshme.

Zyrtarizimi ka ardhur përmes faqes zyrtare të klubit, shkruan Gazeta Olle.

“Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori Argjend Malaj është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Mesfushori 27-vjeçar ka firmosur ditën e sotme kontratën me skuadrën tonë për 2 sezonet e ardhshme duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës sonë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Malaj ka luajtur me Feronikelin dy sezonet e fundit por edhe me Prishtinën më herët. Në të shkuarën, Malaj ka luajtur në kampionatin shqiptar me ekipe si Kamza, Tirana e Skënderbeu.

Suharekasit e kanë nisur mirë edicionin e ri të Superligës së Kosovë, ku në dy ndeshjet e para kanë arritur një fitore dhe një barazim, duke u pozicionuar në vendin e dytë në tabelë.

/Gazeta Olle/

 

 

Agim Ademi tregon se a është ftuar Mërgim Berisha për të luajtur për Kosovën

Real Madridi nënshkruan me talentin 18 vjeçar