Mbrojtësi 30-vjeçar që u shpall kampion në Shqipëri me Teutën, tashmë do t’i mbrojë ngjyrat e suharekasve, shkruan Gazeta Olle.
“Rustem Hoxha ka firmosur një kontratë dy vjeçare me Ballkanin dhe është një armë e fortë që na shtohet në mbrojtje. Në Kategorinë Superiore, Hoxha ka një eksperiencë të pasur duke u aktivizuar me ekipe si Teuta, Luftëtari e Kukësi dhe duke fituar 1 Kupë Shqipërie, 1 Superkupë dhe 1 titull kampion”, thuhet në njoftimin e klubit.
Ballkani e ka prezantuar transferimin e ri përmes kësaj video:
/Gazeta Olle/